Mimoza Rexhvelaj: Unë po zhvesh heshtjen
Hajde t’ia nxjerrim fundin
kësaj kohe zëçjerrë.
Unë po shkrij borën,
ndërsa ti ndiz diell.
Le të mos pyesim
çfarë mbetet në fund.
Mjafton të guxojmë
mos vdesim në askund.
Unë po zhvesh heshtjen
Nga heshtja e ftohtë
që ti t’i mësosh dritës
si të ngrohë mbi botë.