Albspirit

Media/News/Publishing

Sami S. Shatri: Një protestë në festë

K’tu…
nga kati i dymbëdhjetë,
pas meje shtrihet një kryeqytet!
E pyes natën e errët,
bëhet sikur s’më flet!
Sot, ky qytet,
do jetë në festë…
apo në protestë!

Kujtoj…
qenka datë, shtatëmbëdhjetë!
Ca pika shiu, reshin mbi shesh,
e kur terri ik e drita vjen,
do qeshë apo do qajë,
i mllefosur ky milet!

Thonë…
paska ardh Nëna vet,
n’kët festë apo protestë!
Ditën e shënuar për Kosovën
djemt e saj, qenkan vetë Atdheu!

E unë…
menduar rri n’kët natë,
k’tu, n’terasën time ku jam!
Vetes, në heshtje i them,
Punuan mirë apo keq,
për Mëmëdhen, k’ta djem!

Vallë…
qenka vetëm një shi që bjen,
e prej detit të bukur na vjen!
apo lotë plot dhimbje,
që rrjedhin…
nga sytë e përmallshëm t’Atdheut!