Albspirit

Media/News/Publishing

Krenar Zejno: Algjebër fjale për varg të gjelbër

Algjebër fjale për varg të gjelbër

(kushtuar poetit Frederik Rreshpja)

Ia lë dheut barrën e tokësores Fjala

ngrehjes qielli për në balet të blertë

T’i lutet zotit të vallëzimit të takojë

atë engjëll që i është blatuar për fat

Takimit të flatërt me engjëllin e vet

që mund të ketë dhe shekuj tek pret

fjalën që larton shtat të puthi engjëj

E çdo fjalë veç një engjëll në shtrat

Poezi, ti altar i puthjeve symbylltaz

kur fjalët nën betim i falen engjëllit

E tek i shliron për meshë ajrie poeti

bie peshe dhimbur si fjala e ndarjes

E resht e thellon tokën ku do heshtë

të tumiret me plagët e ngrehet lartie

Për hënë shpengimi barrë e gravitet

e gjer peshë të hirit. Për të mos rënë

O erë të blerte det e qiejsh ajrie eter

gjer ku fati ndjek të nëmurit me art?

A thua përhënet ende vallë një poet

edhe kur frymon përtej, hënës lart?!

Krenar Zejno / nga vëllimi me poezi: ‘Vurrata në flatra-antologji engjëjsh’.