Albspirit

Media/News/Publishing

Lamtumirë Churchill, portreti i tij zhduket nga kartëmonedhat britanike

Po vijnë ndryshime radikale për kartëmonedhat e sterlinës britanike, Sir Winston Churchill, kryeministri i fitores kundër nazistëve në Luftën e Dytë Botërore dhe figura të tjera të mëdha të historisë kombëtare të Britanisë së Madhe do t’u lënë vendin zogjve dhe kafshëve të egra, sipas “rtl1025”.

Këtë e ka njoftuar Banka e Anglisë, duke shpjeguar se imazhet e faunës së egër, përveçse festojnë natyrën e vendit, janë edhe shumë më të vështira për t’u falsifikuar krahasuar me portretet e personaliteteve të mëdha.

Plani parashikon eliminimin gradual nga kartëmonedhat 5, 10, 20 dhe 50 paund të ikonave kombëtare si shkrimtarja Jane Austen, piktori William Turner dhe matematicieni Alan Turing.

Një komision ekspertësh do të përzgjedhë së shpejti një listë speciesh kafshësh që më pas do t’i nënshtrohen një konsultimi publik.

Ndërkohë, portreti i monarkut, mbretit Charles III, do të mbetet i pandryshuar në njërën anë të kartëmonedhave, sipas një tradite të gjatë.

Vendimi përfundimtar do t’i takojë guvernatorit të bankës qendrore Andrew Bailey, ndërsa për hyrjen në qarkullim të prerjeve të reja do të duhet të pritet edhe disa vite. /atsh

https://ata.gov.al/2026/03/11/lamtumire-winston-churchill-portreti-i-tij-zhduket-nga-kartemonedhat-britanike