Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Xh. Duka: “Vaksina” nga 2008 fle nё sirtar!

Godoja e tranzicionit! 

Njёlloj si tregu ekonomik, edhe tregu zgjedhor, sidomos pas 2008, ёshtё shpёrfytyruar nё farsё e fasadё prej oligopolit BeRama nё politikё. Gara zgjedhore “trukohet” ligjёrisht e vota nё xhepin e qytetarit ёshtё “zhvleftёsuar” aq sa ai nuk “blen” dot mё atё qё do nё “dyqanin” politik. 

Zgjedhjet nuk japin mё zgjidhje ndaj zgjedhёs politike tё tranzicionit dhe kёtё “teatёr” demokratik e dimё, e ndjejmё por nuk ndihemi njёlloj tё gjithё. Pёr ca “murit” nuk i bihet me kokё dhe mbetet “rreshtimi” pas BeRamёs ose emigrimi, ca mbeten tek mllefi, plot vuajnё nё heshtje koston e dinjitetit nё jetё, opozitarё e ithtarё pas mendojnё se u bё deti kos e mbase “nusёrojnё” prapё etj dhe pak, shumё pak fjalosemi si i bёhet pёr tё dalё nga kjo situatё. 

BeRamёs nuk ia ndjen mё pёr qaravitjet, qurravitjet, retorikat, anatemimet, llomotitjet, opinionet etj lagjeve, kafeneve, medias apo internetit. Bёjmё tё gjithё “doktorin” por vёrdallosemi vetёm tek “diagnoza” ndёrkohё qё demokracia ka nevojё pёr “ilaҫ” e “vaksinё”. Qё vetёm molotovi nuk ёshtё!  

Koha provoi se rrotacioni mes PS e PD tё kontrolluara nga BeRama nuk ёshtё mё zgjidhje sepse ndёrrohet “pjata” por serviret po ajo “gjellё”. Iluzion mbetet edhe shpresa se mbase vёnё dorёn nё zёmёr e qeverisin mirё e sa pёr partitё e reja, pa u zotuar pёr ndryshime thelbёsore, thjesht shihen si fytyra e re e avazit tё vjetёr nё politikё! 

Pa u ndryshuar rregullat e lojёs zgjedhore tё 2008, tё shpresosh pёr normalitet demokratik ёshtё si tё presёsh Godonё. Njё delir ky politik qё tё kujton shprehjen “tё pёrsёritёsh tё njёjtёn gjё vazhdimisht (lexo zgjedhje pas zgjedhjesh pas 2008) e tё presёsh diҫka ndryshe ҫdo herё nuk ёshtё veҫse pёrkufizimi i ҫmёndurisё”. 

Dallim majtas-djathtas apo lart e poshtё!

Politika e ka pёrҫmuar e nёpёrkёmbur gjatё dinjitetin qytetar. Sot “sovrani” ёshtё alibi pёr tё mbushur Kuvёndin me tё “emёruar” listash qё miratojnё nё rresht ligje klienteliste, refreni i “mandatit” e bёn qytetarin tё duket palё e “bashkёpunёtor” nё abuzimin me pushtetin dhe “parzmore” kur vjen puna e troket drejtёsia nё derё etj. 

Asgjё nuk ёshtё bardhё e zi e asnjё epokё, pёrfshi edhe BeRamёn, nuk bёn tё futet nё thes por, pёrtej arritjeve, ironikisht ajo qё po i ndodh epokёs BeRama me zhgёnjimin nё rritje qytetar ёshtё edhe “karma” pas anatemimit qё BeRama i bёri punёs e mundit tё brezave tё tёrё nё socializёm. Pasi njollosёn tё tjerёt, sot po njollosen vetё dhe ky ёshtё kusuri i demokracisё! 

Qytetari, pa dallim partiak, e vuan njёlloj epokёn BeRama. Politika ka kohё qё ka marrё kot ndёrkohё qё demokracia, shteti ligjor, mbrojtja sociale, integrimi nё BE etj nuk janё as pazar e as bamirёsi por detyrim politik nga kushdo nё pushtet. 

Nёse duhet tё “prishemi” me BE, le tё “prishemi” pёr unitetin kombёtar, fatin e Kosovёs, Luginёs, Sanxhakut, Ҫamёrisё, kombit shqiptar kudo nё Ilirik, kufirin detar me Greqinё, zgjedhjen e rreshtimin historik me SHBA etj ҫёshtje parimore por kurrsesi pёr abuzimin politik e mbrojtjen e mbijetesёn e tij! 

Qasja “hem prift, hem tё heq mjekrrёn” ndaj SPAK ia hoqi “varakun” imazhit tё mazhorancёs si “kampione” e reformёs nё drejtёsi e integrimit nё BE. “Pёrkushtimi” qeveritar nuk ishte veҫse stoli e refren propagandistik dhe nёse vonesa drejt BE ёshtё ҫmimi qё tё bihen maskat e mbetura nё politikё, ashtu qoftё, sa kohё edhe BE flet troҫ! 

Ujkut mёlҫitё nё qafё!

I vetmi ngushёllim nga epoka BeRama ёshtё qartёsia se si nuk duhet tё jetё politika e qeverisja dhe nevoja pёr “vaksinё” qё garanton normalitet demokratik. Mё keq nuk bёhet e vetёm mund tё “ndreqet”, boll qё zgjidhja tё mos jetё mё punё emrash “ik ti e tё vi unё” apo “klonim” i diktuar biologjik. 

Eksperimenti me emrat, nga “ri-nusёrimi” i sё vjetrёs deri tek “adoleshentёt” qё u pёlqen vetja, vetёm zgjat agoninё demokratike sa kohё mbetet ky sistem zgjedhor qё nxit papёrgjegjshmёri e tundim pёr abuzim politik e qeveritar pavarёsisht emrit atje lart. 

Si parti “eunuke”, PS e PD nuk mund tё jenё mё nxitёse tё ndryshimit. Pёrveҫse tё stёrprovuara nё qeverisje e tё kapura e tё pёrfolura atje (tym pa zjarr nuk ka), ato nuk mund tё bёjnё “vetvrasje” duke ndryshuar sistemin zgjedhor e rrezikuar vijimёsinё. Por nёse bёn vaki, mё mirё vonё se kurrё!

Ndёrkohё partitё e reja, ende janё tё tilla vetёm nё emёr. Nuk ngjallin shpresё pёr ndryshim sa kohё nuk zotohen pёr reformё thelbёsore zgjedhore qё rikthen dinjitetin e votёs, votuesit e deputetit bashkё por akoma llomotitin pёr proporcional kombёtar me deputetin anonim pёrfaqёsues tё kujtdo e tё askujt njёkohёsisht qё i bёn “duva” privilegjeve e kryetarit tё partisё. 

Mazhoritari bёn dallimin

Reforma zgjedhore ёshtё hapi i parё nё proҫesin e dёshiruar tё rikthimit tё shpresёs e besimit tek e ardhmja nё vёnd dhe pёr tё shmangur konfliktin e interesit nё politikё, vulёn duhet t’a vёrё populli nё referendum. 

Vijimёsinё e zgjedhёs politike nё tranzicion e ndёrpret vetёm sistemi zgjedhor mazhoritar. Njё i tillё me deputetin pёrfaqёsues tё zonёs ku banon (vota peshon), me dy raunde (shmang meraqet), me prag minimal pjesmarrjeje (nxit kontaktet e sfidon apatinё), zgjedhje gjatё verёs me emigrantёt rrotull (shton pjesmarrjen), ku partitё e fushatat nuk bazohen tek buxheti (shmang privilegjimin partiak e nuk diskriminon tё pavarurit) por bazohen tek kuotat e anёtarёsisё (nxit realizmin partiak), pa sponzorizime private (bishta pas), ku votёn nuk e numёrojnё partitё (nxit besueshmёrinё), plotёsohet me proporcional kombёtar (nxit pluralizmin), kufizon numrin e mandateve nё kohё (nxit risinё) etj, ёshtё domosdoshmёri. E nuk ёshtё shpikje se nga 2008, ndodhet nё “sirtar”. 

Vota nuk duhet tё motivohet mё nga besnikёria absurde ndaj politikёs qё doli e pabesё, inatit ndaj tjetrit apo sytё e bukur tё dikujt. Nuk presim qё politikanёt tё jenё tё pёrsosur por, kur dalin vezё “kllufe”, tё mos na mbeten nё derё. Njё mazhoritar qё thyen oligopolin BeRama nё politikё normalizon tregun politik e garёn atje. Nuk garanton qeverisjen e mirё por garanton kontrollin e fjalёn e fundit tё qytetarit mbi tё. 

Partitё e reja kanё ende shansin historik tё zotohen e bien nё sy me rikthimin e mazhoritarit qё qytetari e dёshiron. BeRamёs as nuk i shkon nёpёr mёnd, pale t’a premtojё e jetёsojё atё. Nёse pretendojnё se janё ndryshimi, ky ёshtё testi pёr tё treguar se nuk janё parti qё i hyjnё politikёs pёr tё abuzuar e gёzuar privilegje atje por ofruar qeverisjen qё qytetari meriton. 

Cilado parti, e sotme apo e nesёrme (qoftё edhe PS e PD nёse kuturisen e kapёrcejnё “ylberin”) qё zotohet pёr njё sistem zgjedhor meritokratik (siҫ ёshtё edhe ai mazhoritar) dhe premton referendum pёr tё do tё ngjallё padyshim interes tek votuesi dhe do tё mbёshtetet me votё. Me PS e PD ende pengje tё tranzicionit, partitё e reja kanё mundёsinё historike tё bёjnё dallimin qё qytetari pret. Nёse e kanё seriozisht ambicjen pёr pushtet! 

https://gazetadita.al/vaksina-qe-fle-ne-sirtar-prej-2008-s