Albspirit

Media/News/Publishing

Merz: Evropa e bashkuar, garanci e rëndësishme për të ardhmen


“Ne nuk duam t’ia ulim vlerat vetes”, tha kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz të mërkurën (18.03.2026) në një deklaratë qeveritare në Bundestag.
“Ne identifikojmë interesat tona dhe njëkohësisht identifikojmë mjetet e fuqisë për t’i realizuar këto interesa.” Merz theksoi, se BE‑ja ka 450 milionë banorë — “100 milionë më shumë sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
“Evropa duhet të veprojë me një vetërespekt më të madh”
Në një situatë të ndërlikuar ndërkombëtare, ku fuqitë e mëdha po mbështeten hapur te politika e forcës, BE‑ja duhet të shfrytëzojë fuqinë e saj, tha kancelari. “Ne po mësojmë: Edhe të tjerët varen nga ne – jo vetëm ne prej tyre”, tha Merz.
“Dhe po mësojmë se ne mund ta përdorim këtë, madje duhet ta përdorim.” Evropa duhet të veprojë “në kuptimin e një vetërespekti më të madh”.
“Bota po zhvillohet në një situatë të vështirë për ne, në një rend të fuqive të mëdha,” tha Merz. “Po e ndiejmë se si aktorët e këtij rendi të ri të forcës ndikojnë jetën tonë dhe kufizojnë mundësitë tona”.
“Një Evropë e bashkuar për ne në Gjermani, garancia e vetme”
Në këto kushte, “më shumë se kurrë, një Evropë e bashkuar është për ne në Gjermani garancia e vetme dhe garancia më e rëndësishme që kemi për të ardhmen tonë”.
Vetëm të bashkuar, theksoi ai, shtetet evropiane kanë në duart e tyre “një potencial fuqie në këtë epokë të re që po fillon.” Në një situatë ndërkombëtare ku fuqitë e mëdha po mbështeten hapur te politika e forcës, BE-ja duhet të shfrytëzojë fuqinë e saj, tha kancelari. “Ne po mësojmë: Edhe të tjerët varen nga ne – jo vetëm ne prej tyre,” tha Merz. “Dhe po mësojmë se ne mund ta përdorim këtë, madje duhet ta përdorim.” Evropa duhet të veprojë “në kuptimin e një vetërespekti më të madh”.
Si në politikën e brendshme ashtu edhe në atë gjeopolitike, qeveria federale synon të krijojë përsëri më shumë hapësira veprimi. Më shumë se kurrë, një Evropë e bashkuar është “garancia e vetme dhe garancia më e rëndësishme që kemi për të ardhmen tonë”. Kjo nuk është ndjerë kurrë më qartë sesa në këto ditë dhe javë, tha Merz, edhe në sfondin e presionit të çmimeve në Gjermani si pasojë e luftës në Iran.

https://www.dw.com/sq/merz-nj%C3%AB-evrop%C3%AB-e-bashkuar-garancia-m%C3%AB-e-r%C3%ABnd%C3%ABsishme-p%C3%ABr-t%C3%AB-ardhmen-ton%C3%AB/a-76414581?maca=alb-Contentbox_Balkanweb_alb-35023-html-cb