Albspirit

Media/News/Publishing

Sami S. Shatri: LOTËT E PRITJES SË MADHE

Sa vite e shekuj priti,
erdhi atë ditë,
k’tu në Prishtinë!
Skënderbeu-Gjergji ynë,
kryeheroi,
i gjithë njerëzisë!

N’këtë tokë të zhuritur,
ku egër e rënd♪ shkrepën stuhitë!
Stoik e burrëror qëndron,
me shpatën harkore në dorë,
sa krenar e madhështor!

Mallshëngjyeshëm e pritën atë ditë,
mijëra shqipe t’Dardanisë!
Lotët rrëke u rridhnin nga sytë,
datë e shënuar, n’histori,
njëzetetetë nëntor, 2001!

Aq admirues,
mbi atin e tij turfullues!
Me shikim të mprehtë shqiponje,
Atdheut i bën roje!
I njëjti shëmbëllim,
n’Krujë e n’Prishtinë!
Përjetësisht,
Gjergj Kastrioti, suferinë!

Shumë, shumë Skënderbe,
sot kemi n’këtë botë,
portrete, buste derdhur në bronz!
Shenjtëria e tij, prore do t’rrojë,
gjersa njerëzia, natyrshëm t’frymojë!
I papërsëritshmi hyjnor,
GJERGJ KASTRIOT!