Albspirit

Media/News/Publishing

Arben Malaj: Mirënjohje protestuesve!

1. Protesta ka filluar. Është protesta më paqësore dhe me fokus për liritë themelore politike dhe ekonomike.

2. Protestojmë për të drejtën e pronës private të vonuar, të mohuar dhe të vjedhur nga oligarkët, gjyqtarët dhe qeveritarët e pangopur për pushtet absolut ekonomik.

3. Protestojmë kundër politikanëve tolerues, bashkëpunues dhe bashkëpronarë me krimin dhe mafien ndërkombëtare.

4. Protestojmë kundër vjedhjes së 1 miliard eurove që qeveria, në bashkëpunim direkt ose indirekt me mafien e lojërave të fatit, vazhdon t’u vjedhë taksapaguesve të varfër shqiptarë.

5. Protestojmë kundër arrogancës së oligarkëve dhe qeveritarëve të babëzitur e abuzuesve, që iu rrethuan pronat me tela me gjemba dhe që i rrahën protestuesit dhe përdhosën edhe policët e shtetit.

6. Protestojnë kundër pseudo-analistëve të mirëpaguar që janë vënë në garë si zhurmues të mirëushqyer/mirepaguar për të përbaltur me shpifjet e tyre pseudo-patriotike protestën, që është thelbësisht patriotike dhe vetëm në shërbim të pronarëve legjitimë, në shërbim të mbrojtjes së ambientit që është pasuria më e madhe dhe më e mirë që duhet t’u lëmë brezave.

7. Protestojnë kundër modelit ekonomik oligarkik të Ramës, ku Shqipëria po bëhet më e shtrenjtë dhe shqiptarët më të varfër. Kjo është politikë anti-shqiptare sepse largon shqiptarët nga pronat dhe vendi i tyre.

8. Ndodh kudo emigrimi, por në asnjë vend tjetër nuk ka kaq braktisje jo vetëm nga punëtorët, por edhe nga klasa e mesme dhe të mirëarsimuarit sa nën këtë politikë detyruese nga varfërimi ekonomik i braktisjes së imponuar të shqiptarëve.

9. Mirëpo, a skupon asnjë nga shteti dhe ekonomia po ndonjë këshilltar e pyet këtë përpara se ta lartësojë veten edhe më të madh dhe më të lartë sa edhe Zoti?

10. Si mund të mburresh se po rrit vlerën e pronës, kur nga kjo rritje fitojnë vetëm oligarkët dhe varfërohen deri në pamundësi për një strehim edhe modest disa mijëra shqiptarë?

11. Kjo rritje inflacioniste e çmimeve po ndodh edhe nga paratë informale dhe sidomos paratë e krimit, nuk është rritje e shëndetshme, por varfëruese.

12. Gjithnjë do ta përsëris si studiues i ekonomisë së zhvillimit: se kurrë nuk do të shohim një individ, një familje, një biznes, e aq më pak një shtet që të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë nga pastrimi i parasë kriminale në ekonomi dhe politikë.

13. Jo rastësisht SHBA e kanë të theksuar në sigurinë e tyre kombëtare domosdoshmërinë e luftës së korrupsionit dhe të grupeve mafioze, duke filluar nga Meksika si prioritet i sigurisë kombëtare dhe globale.

14. Protestat paqësore duhet të rriten dhe të bëhen më imponuese, edhe për të gjithë analizën e mësipërme.

Mirënjohje protestuesve!