Albspirit

Media/News/Publishing

Arben Malaj: Përse nuk u ftova në përvjetorin e PS?


Për të gjithë dashamirësit, jo vetëm socialistët e denjë, që më pyesin përse nuk isha i ftuar në festën e partisë ku kontribuova që në themelimin e saj ne vitin 1991 me themeluesit dhe mbështetësit e sinqertë, për ta modernizuar dhe për ta bërë PS deri në vitin 2005. partinë më demokratike dhe anëtare të forumeve evropiane dhe globale të të majtës social-demokrate moderne, kam këtë përgjigje:

  1. Unë kurrë nuk e kam vënë partinë mbi Shqipërinë.
  2. Unë kurrë nuk e kam vënë partinë mbi të gjithë ata që më identifikuan, më inspiruan, më mbështetën dhe më promovuan në rrugëtimin e suksesshëm publik, akademik dhe politik.
  3. Unë kurrë nuk e kam vënë partinë. mbi integritetin tim të patregtueshëm për asnjë karrige partiake, deputet apo ministër;
  4. Unë kurrë nuk kam pranuar të shërbej si manikin apo të ofrohem si skllav vullnetar i asnjë politikani,
    aq më pak tek rilindasit e
    (i) babëzitur për:
    (ii) pushtet absolut ekonomik dhe politik
    (iii) dhe me lidhje të qarta me krimin dhe nën ndikimin e mafias ndërkombëtare.
    Mirënjohja ime do të jetë:
    (A) e përhershme,
    (B) e pakushtëzuar dhe
    (C) me shpirt
    për socialistët e thjeshtë:
    (i) që u braktisën,
    (ii) u persekutuan
    ekonomikisht dhe
    (iii) qe u zëvendësuan me
    patronazhistët.
    një lloj te babëzitur për
    para kriminale, si liderët
    e tyre shpirtërorë.
    E kam gjetur forcën time të integritetit:
    I. Tek atdhedashuria;
    II. Tek angazhimi pèr vendin
    tim ne krizën e tij më të
    rëndë në 1997, krizën
    shoqërore,
    ekonomike,
    financiare dhe
    buxhetore.
    III. Tek integriteti
    profesional dhe moral;
    IV. Jo tek pazaret e pista
    kundër vendit tim thjesht
    për pushtet absolut dhe
    të përjetshëm.
    Mirënjohje!