Albspirit

Media/News/Publishing

Nuk debatoj me asnjë individ, por me ide që krijojnë dhe ushqejnë urrejtje sociale

Arben Malaj

Nuk debatoj me asnjë individ, por me ide që krijojnë dhe ushqejnë urrejtje sociale.

Jo, protestuesit:

paqësorë dhe

të përkushtuar

nuk janë injorantë!

I takoj nga afër:

(i) janë të mirarsimuar:

(ii) janë atdhedashës;

(iii) duan të jetojnë në vendin e tyre.

Vetëm solidariteti i ‘intelektualët elitarë’ të bordurave të Tiranës,

mund t’i përçmojnë kaq lehtësisht dhe kaq mjerisht protestuesit paqësorë.

Ky reagim poshtërues ndaj protestuesve të vitit 2026 ngjan pikë për pikë me përcaktimin që u bëhej shqiptarëve që “pushtuan” ambasadat në vitin 1991 dhe u lejuan të iknin nga vendi i tyre.

Jo pak ntelektualë shqiptarë në korrik 1991 u vunë në shërbim të nomenklaturës komuniste, duke u vënë atyre epitete poshtëruese, deri sa i quajtën ‘jashtëqitja e kombit’.

Është e vërtetuar që shkrimtarët e mëdhenj bëjnë herë pas herë reagime shpirtërisht të vogla dhe përçmuese ndaj popullit të tyre.

Krahasimet se çfarë kushtesh kishim ne

përpara viteve ’90 dhe

çfarë ka apo (nuk) ka Gjenerata Z e vitit 2026,

nuk kanë asnjë bazë krahasuese,

e aq më pak justifikuese,

për të poshtëruar protestuesit e lirë dhe paqësorë.

Ja disa shembuj historikë:

Kur shkrimtarët e mëdhenj denigruan popullin e tyre.

Shpesh, gjenitë e letërsisë apo elitave kulturore, të mbyllur në “kullat e tyre të fildishta” ose të rreshtuar pas pushteteve, kanë shfaqur një verbëri të frikshme dhe përçmim ndaj masave që protestonin apo kërkonin ndryshim.

Këtu janë disa nga shembujt më flagrantë në historinë botërore dhe kombëtare:

1. Në korrik të vitit 1991, kur mijëra të rinj shqiptarë kapërcyen muret e ambasadave në Tiranë për t’i ikur tmerrit komunist, një pjesë e elitës intelektuale doli në mbrojtje të regjimit.

2. Fyodor Dostoevsky: Përçmimi ndaj polakëve dhe mbrojtja e Imperializmit Rus. Ndonse Dostoevsky ishte një gjeni i analizës së shpirtit njerëzor, kur vinte puna te lëvizjet çlirimtare apo protestat e popujve fqinj kundër Perandorisë Ruse siç ishte kryengritja e polakëve, ai shfaqi një përbuzje të pamërishme. Në shkrimet e tij publicistike, ai i trajtonte polakët që kërkonin liri si “rebelë të poshtër” dhe “armiq të sllavizmit”, duke mbajtur anën e Carit dhe duke refuzuar t’u njihte atyre të drejtën për liri.

3. Knut Hamsun:

Nobelisti që tradhtoi popullin e tij për fashizmin. Shkrimtari i madh norvegjez, fitues i çmimit Nobel, Knut Hamsun, ra në një humnerë morale gjatë Luftës së II Botërore. Kur populli norvegjez dhe rinia e vendit të tij rezistonin me gjak kundër pushtimit nazist, Hamsun shkruante artikuj ku u bënte thirrje norvegjezëve të ulin armët, duke i quajtur protestuesit dhe anëtarët e rezistencës si “të marrë” që po shkatërronin vendin. Ai shkoi deri aty sa thuri elozhe për Hitlerin, duke u kthyer në një tradhtar të urryer nga vetë populli i tij që e kishte aduruar.

4. Thomas Carlyle: Intelektuali që bllokoi lirinë e masave.

Në shekullin e XIX, shkrimtari dhe historiani i madh britanik Thomas Carlyle, i njohur për ndikimin e tij të madh elitar, shkroi traktet e tij të famshme kundër zgjerimit të të drejtave të votës për popullin e thjeshtë, klasën punëtore. Ai i shihte masat popullore që protestonin për të drejta;

(i)si një “tufë pa mend”

(ii) që nuk kishin kapacitet

të gjykonin,

dhe bënte thirrje që vendi të qeverisej vetëm nga

(A) “Heronjtë” apo

(B) elita e zgjedhur,

duke fyer hapur aspiratat e popullit të thjeshtë.

Historia përsëritet.

“Intelektualët e bordurave”, shpesh vuajnë nga një shkëputje totale nga realiteti ku sot 35 % e shqiptarëve jo injorantë sipas Eurostat, nuk përballojnë dot kërkesat mimale për mallrat jetike.

Në BE ky shtresim social zë vetëm 6% të popullatës.

Në disa prej vendeve të Ballkanit Perëndimore ky stresim social në nivel mbijetese ështe tre herë më pak se vendi ynë.

Janë pikërisht ata që, nga komoditeti i studiove të tyre, guxojnë të gjykojnë një gjeneratë të tërë Gjeneratën Z që thjesht po refuzon të nënshtrohet.

Shpresoj në mirëkuptim!