Albspirit

Media/News/Publishing

Nën sloganin “Free Albania” mbyllet protesta në kryeqytet

Është mbyllur protesta e zhvilluar këtë të shtunë në kryeqytet, ndërsa organizatorët kanë njoftuar se tubimet do të vijojnë edhe ditën e nesërme.

Nën sloganin “Free Albania”, protestuesit dhe aktivistët kanë deklaruar se kërkesat e tyre nuk lidhen vetëm me projektin e diskutuar në zonën e Zvërnecit, por edhe me çështje të tjera si taksat dhe korrupsioni.

Një nga aktivistët e pranishëm është shprehur se pjesëmarrësit janë unifikuar rreth një kauze më të gjerë qytetare, duke theksuar se protesta përfaqëson një reagim ndaj problematikave të ndryshme që, sipas tyre, prekin vendin.

Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim.