Zbulohet një tempull i shekullit IV Para Krishtit në Shkodër
Një tempull i shekujve IV-III para Krishtit është zbuluar në Shkodër, në një vendbanim në afërsi të Bushatit. Prej vitesh, arkeologë shqiptarë dhe polakë po gërmojnë nën drejtimin e Saimir Shpuzës, duke nxjerrë në dritë struktura në qytetin antik të cilit i referohen me emrin Basania, ndonëse nuk kanë dalë në dritë mbishkrime që vërtetojnë emrin e tij të hershëm.
“Është zbuluar një strukturë që mund t’a identifikojmë me një tempull, në majën e kodrës, strukturë që mund të datohet me shekujt 4-3 para erës sonë. Aty doli edhe një fragment fortifikimi pak me i vonë, me gjasë shek. 2-1 para erës sonë”, tha Saimir Shpuza për Balkanweb.