Bledar Koçi: Xhaxhai…
Gjurmët skalite udhëve pa fund..
Dhe mushka Kërre, xanxare e pashpirt, ty shpirtin t’a deshi, veç ty.
Se flisnit një gjuhë ndër shtigje të blerta
me shkozë e gurishte,
ku çanit të dy.
E ti, kapistallin, e hiqje pas duarsh menduar
këmishës pa llërë në zheg e të ftohtë.
Me Kërren xanxare në lugje djerrina
ku binin aq yje si zjarre prej qiejsh
jetonit një botë.
Vrapoj kësaj bote të hirtë e të egër
pa shtigje të blerta ku yje më ska.
Por ti do më mbetesh atje n’ato gjurmë
mes shqopash, dëllinjash me Kërren xanxare,
I miri xhaxha!