Albspirit

Media/News/Publishing

Hermes Nikaj: La Nela, një zë i ri i bashkohet muzikës shqiptare!

La Nela ka debutuar me këngën “Na të 2”, publikuar ne 6/9/2026 një baladë e ndjerë që flet për një dashuri të përfunduar, ndarjen dhe kujtimet që mbeten pas…
Projekti bëhet edhe më interesant falë emrit të Stines, një prej artistëve më të lidhur me baladat e dashurisë d he ndarjes në muzikën shqiptare.
Një nga shembujt më të fortë është “Ishe ti”, kënga që vite më parë e vendosi Stinen fuqishëm në vëmendjen e publikut dhe që edhe sot mbetet një prej këngëve të tij më të kujtuara.
Top Channel e ka cilësuar atë një hit dhe sukses të menjëhershëm të Stines në Top Fest 3, ndërsa më pas erdhi me “Pse” duke forcuar profilin e tij akoma më shumë në zhanrin e baladës, balada që edhe sot dëgjohen me të njëjtin emocion…
“Na të 2” nuk është thjesht një këngë për ndarjen, në të vërtet është hapi i parë në muzikë për La Nelën, një artiste e re që prej vitesh ka pritur të realizojë këtë ëndërr që sot po e bën realitet, Muzikën…
“Na të 2” për momentin qëndron ende #50 në TopSpot 100 edhe pas disa ditësh dhe për një artiste të re, kjo është më e rëndësishme sesa të presim menjëherë një shpërthim të madh me miliona shikime…
A është ky fillimi i një emri të ri që do të dëgjojmë gjithnjë e më shumë? Këtë do ta tregojë La Nela me projektet e saj ne vazhdim dhe dashuria që do të marrë nga publiku…