Albspirit

Media/News/Publishing

Kastriot Kotoni: Një dënim që e dinte Vuçiç


Sa herë më duhet ta kujtoj filmin “Rroftë Zapata,” i cili u tregoi popujve që luftojnë për liri dhe heronjve të tyre se, heronjtë duhet të deheroizohen dhe motivi i luftës së drejt për çlirim kundër tiranisë, të bjeri sa më shumë d.m.th të demoralizohet e ardhmja e kombeve. Europa, nuk e pranon ndikimin amerikan. Ditë më të këqija e presin Europën. E keni idenë sikur polakët dhe gjermanët të trajtoheshin njësoj. Kujtoni një film të fundit “Drejtësi në Nuremberg”, i cili e diskretiton atë gjykatë. Kjo gjykatë nga sot ka rënë, sepse cili vend do të firmosë bashkëpunimin me të? NATO, nga sot është më e dobët dhe kjo lojë e ndyrë kundër liderëve të UÇK-së i jep kurajo serbëve dhe politikës ruse në Ballkan. Armatosuni sa të doni europianl, por kur ju nuk mbani qëndrim të drejtë ndaj popujve që luftojnë për liri dhe dinjitet njerëzor mbeteni po të njëjtët si më parë yshtësit e një krize botërore për të shpërthyer “fuçin e barutit.” Nuk i mposhtni shqiptarët kudo qofshin zotërinj europianë! Nuk amortizohet rreziku rus me kulisa të tilla nln tavolinë. Jeni po aq pasivë siç ishit në të luftërat botërore, kur nënshkruanit traktet kundër popullit shqiptar. Pjesmarrja juaj në këtë gjyq gjoja për pajtim, kur në fakt po e përdorni çështjen e Kosovës për pazar politik, si monedhë shkëmbimi. Kemi një poet kombëtar ne shqiptar që quhet Gjergj Fishta i cili predikonte për kahjen nga perëndimi të popullit shqiptar, por kurrë nuk e harroi “Evropën si kurvën e motit” në vargjet e tij. Mjaft e shitët BE-në si një përrallë të bukur lumturie. Sot edhe lumturia shpiket, por sakrifica për çlirimin kombëtar besoj se do të ishte fund i botës.
Rroftë Kosova dhe Hashim Thaçi , Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi.
Rrofshin familjarët e këtyre heronjve, u shtofshin dhe u shumofshin, që nesër të ndihen krenar me veprën e të parëve të tyre.