Agron Abrashi: Vizita ime në selinë botërore të rotarianëve në Çikago, SHBA
Ishte kënaqësi dhe privilegj i madh pjesëmarrja si një nga të nderuarit në ceremoninë zyrtare të njohjes së anëtarëve të rinj të AKS nga mbarë bota, të mbajtur me 9-1 tetor 2026, në selinë qendrore botërore të Rotary International në Evaston, Chicago.
Jam shumë krenar për këtë nderim prestigjioz, duke u bërë Rotariani i parë nga Kosova dhe rajoni i Balkanit që arrin këtë vlerësim, si pasqyrim i vizionit afatgjatë dhe përkushtimit të thellë ndaj misionit të qëndrueshëm të Rotarit për të bërë mirë në botë, përmes krijimit të ndikimit të përherëshëm në projekte dhe programe që mbështesin komunitetet në Distriktin 2485, Shqipëri-Kosovë, për brezat që do vijnë. Ky ishte motivimi im thelbësor dhe i brendshëm për të marrë një vendim të tillë, si përmbushje kulmore e misionit, qëllimit dhe arsyes së jetës time, të shërbej duke vënë interesin e përbashkët mbi atë vetjak.
Përjetuam një mikëpritje të ngrohtë dhe një organizim dhe udhëheqje të shkëlqyer nga ekipi organizativ dhe mbështetës, i drejtuar nga Kryetarja e Bordit të Administratorëve dhe ish-Presidentja e RI, Jennifer Jones. Ky grup i të nderuarve, njerëz të jashtëzakonshëm nga 17 vende të botës, perfaqësonte një diversitet të miqësisë, shërbimit , përkushtimit dhe besimit te fuqia e të bërit mirë.
Programi filloi me vizitën e selisë sonë qendrore, vizita e qytetit të Chicago-s, shtëpisë së Paul dhe Jean Harris, e cila ruan gjallë frymën e tij dhe momentet e paharrueshme të jetës dhe trashëgimisë së tij. Ishte një udhëtim i pasëm në kohë, duke ndjekur rrugëtimin e jetës dhe veprimtarisë së tij, ndikimit të vazhdueshëm në përmisimin e jetës dhe krijimit të shpresës për komunitetet në botë.
Më pas, bëm homazhe pranë varrit të tij, duke shprehur nderim, respekt dhe admirim për jetën dhe veprën e tij.
Gjatë gjithë programit, dëgjuam histori prekëse të jetës së ndryshuar falë Fondacionit, krijuam miqësi dhe lidhje të reja, si dhe takuam Bordin e Drejtorëve të Ri, drejtues të Rotary-t, stafin dhe familjet e të nderuarve.
Kjo fundjavë ishte tejet domethënëse, inspiruese dhe motivuese, plot gëzim dhe kënaqësi, që do t’i ruaj si thesare të çmueshme dhe do t’i kujtoj për gjithë jetën.
********
Agron Abrashi: My visit to the Rotary International headquarters in Chicago, USA
It was a great pleasure and privilege to participate as honoree at the official recognition ceremony honoring new members of Arch Klumph Society from around the world, during 9-11 October. 2026 at Rotary International World Headquarters in Evaston, Chicago.
I am very proud of this prestigious honor becoming the first Rotarian from Kosova and the Balkan Region, ever to reach this distinction, reflecting both the long-term vision and deep commitment to Rotary’s enduring mission of Doing Good in the world by creating a perpetual impact in sustaining projects and programs across District 2485, Albania-Kosova for generations to come. This was my core, intrinsic motivation, in making such a decision. The crowning fulfillment of my life’s mission, goal, and purpose, to serve above myself.
We had a heartful welcome and guidance by a superb organizing and helpful team lead by Trustee Chair and Past RI President, Jennifer Jones. This group of extraordinary people from 17 countries, represented an incredible diversity as a reflection of our Rotary family-connected across borders by friendship, service, dedication, and belief in the power of doing good.
The program started with the visit of our Headquarters, Chicago city, the Home of Paul and Jean Harris, carrying his spirit and memorable moments of his life and legacy. It was going back in time, following his life path and activity, his influence and perpetual impact in improving the life and bringing hope in communities and world. After that we paid tribute to his grave showing honor, respect and admiration for his life and achievement.
Throughout the program, we heard heart touching stories of lives changed through the Foundation, we made new friends and connections, met the RI Board of Directors, Rotary leaders, staff, and family of honorees.
This weekend was very meaningful, inspirational, motivating, a great joy and pleasure, full of highlights to be treasured and remembered as long as I live.