Në Hollivud përfundojnë xhirimet e filmit për Marko Boçarin
Një prej heronjve arvanitas të Revolucionit Grek do të jetë subjekt i një filmi që do të shfaqet brenda vitit në kinematë e Hollivudit. Bëhet fjalë për Marko Boçarin, një prej protagonistëve të ngjarjeve të vitit 1821 që çuan në shpalljen e pavarësisë së Greqisë nga Perandoria Otomane. Heroi grek me origjinë arvanitase luhet nga aktori grek Saimon Kasianidis. Xhirimet e romancës dramatike «Cliffs of Freedom» që flet për lidhjen e dashurisë mes një oficeri turk dhe një vajze greke janë kryer në qytetin Santa Fe të Meksikës. Skenari është i Marian Metropoulos, bashkëshortes së Din Metropoulos, një prej greko-amerikanëve më të pasur të diasporës greke, të cilin revista Forbes e ka renditur në 20 njerëzit më të pasur në SHBA, të ardhurat e të cilit llogariten në 2.5 miliardë dollarë. Buxheti i filmit që ka standardet e një produksioni hollivudian arrin në 25 milionë euro. Regjisor i filmit është Van Ling, emri i të cilit lidhet me produksione si Titaniku apo Terminator 2, ndërsa Head Visual është James Cameron. Premiera e filmit pritet të jetë në fund të 2017 në Greqi.
http://www.protothema.gr/life-style/article/642739/o-markos-botsaris-pae…