Albspirit

Media/News/Publishing

Matrioshkat me imazhin e Putin dhe Trump të popullarizuara në Moskë

Matrioshkat, kukullat tradicionale ruse, me imazhin e presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së Donald Trump ndodhen në shumë dyqane suveniresh në kryeqytetin rus Moskë, raporton AA.

Pronarët e dyqaneve të dhuratave thonë se matrioshkat me imazhin e presidentit të sapo zgjedhur amerikan janë shumë të popullarizuara, kur bëhet fjalë për vizitorët.

Matroshka është një lodër ruse prej druri e përbërë nga një kukull që hapet dhe brenda së cilës ka kukulla të vogla.

Ka marrë emrin Matrioshka, për shkak se figura përfaqëson nënën. Zakonisht brendia e saj përmban të paktën gjashtë kukulla tjera më të vogla.

Please follow and like us: