Albspirit

Media/News/Publishing

Burgosja e gazetarëve, KE kritikon ashpër Turqinë

Këshilli i Evropës i dërgoi sot një paralajmërim Turqisë duke nënvizuar se situata e gazetarëve të ndaluar përkohësisht ishte kritike dhe se CEDH do të shqyrtonte rastet e tyre nëse nuk përfitonin rishqyrtim të vendimit.

“Situata e gazetarëve dhe e parlamentarëve në vend është kritike, sepse ata ndodhen në burg që prej disa muajsh”, nënvizoi sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland në një komunikatë.

Kjo komunikatë u publikua me rastin e vizitës në institucionin panevropian të ministrit turk të Drejtësisë, Bekir Bozdag.

Please follow and like us: