Albspirit

Media/News/Publishing

Hafizi: KQZ po pengon regjistrimin e LIBRA-s

Deputetja e partisë Libra Mimoz Hafizi, e ftuar nw emisionin Tonight Ilva Tare, u shpreh se kreu i KQZ-së po pengon regjistrimin e partisë me urdhër politik.

“U gjetën disa hile të imponohej një manovër që data e llogaritjes së mandatit të deputetit të mos ishte 10 shtatori siç e parashikon Kodi Zgjedhor, por data e dorëzimit të listës.

Ne e demaskuam pasi ishte një presion për të mos regjistruar këtë parti në zgjedhje. Kreu i KQZ-së vazhdon pozicionin e vet dhe ende nuk i ka dhënë përgjigje një kërkese të partisë tonë për regjistrimin sipas normave ligjore që ne na takojnë”, tha Hafizi.

Please follow and like us: