Ambasadori Lu-mesazh opozitës: Kthehuni menjëherë në parlament dhe votoni Vettingun
Partia Demkratike duhet t’i rithehet menjëherë jetës parlamentare dhe të votojë Komisionet e vettingut. Ka qenë kjo kërkesa e artikuluar nga ambasadori amerikan Donald lu gjatë një dreke pune me gazetarë të njohur në vend. Ora News mëson se Lu ka deklaruar se mbështet protestat, por jo bojkotin e parlamentit. Ambasadori amerikan është shprehur se bojkoti bllokon reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore. Ai ka apeluar palët të dialogojnë për të gjetur një zgjidhje por pa penguar proçesin e vettingut. “SHBA mbështet kërkesën për zgjedhje të lira për dekriminalizimin dhe për lirinë e shtypit por këto çështje të mos lidhen me zbatimin e reformës në drejtësi dhe proçesin e vettingut”, ka thënë më tej Lu.
Please follow and like us: