Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: 15 kriminelët me të cilët Rama erdhi në pushtet 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një video ka denoncuar emër për emër personat me të cilët Rama erdhi në pushtet dhe që kanë patur probleme me drejtësinë. Mes emrave që gjenden më poshtë janë dhe dy nga LSI­-ja. Me anë të statusit të tij në “facebook” Basha shkruan: “Edi Rama erdhi në pushtet së bashku me krimin dhe po kërkon ta mbajë pushtetin së bashku me krimin”.

  1. Arben Ndoka, deputet i dorëhequr
  2. Armando Prenga, deputet i dorëhequr
  3. Mark Frroku, deputet i dorëhequr, në gjykim
  4. Elvis Rroshi, kryetar bashkie i shkarkuar
  5. Artur Bushi, kryetar bashkie i Krujës 
  6. Tërmet Peçi, kryetar bashkie i Tepelenës 
  7. Artur Bardhi,  kryetar bashkie i Kurbinit 
  8. Fredi Kokoneshi, kryetar bashkie i Divjakës
  9. Gledion Rahovica, deputet i LSI-së
  10. Shkëlqim Selami, deputet i shkarkuar i LSI
  11. Martin Cubi, kryetar i PS Shkodër për fshatin
  12. Gentjan Daja, kryetar i PS, Kavajë
  13. Klement Balili, Drejtori i Transporteve Sarande (i shkarkuar)
  14. Abedin Uruci, Kryetar i qarkut Kukës
  15. Klement Ndoni, kryetar i bashkisë Këlcyrë
Please follow and like us: