Basha pas takimit me ambasadorët: Kushti ynë është qeveria teknike
Në përfundim të drekës së punës me ambasadorët e vendeve të BE-së, kreu i opozitës Lulzim Basha ka folur për mediat. Ai tha se opozita nuk tërhiqet nga kushti i saj për qeveri teknike që do garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme në 18 qershor dhe se këtë qëndrim ia ka bërë të ditur edhe ambasadorëve që ishin në drekë.
“Kushti i vetëm i opozitës është qeveria teknike. Do t’i shkojmë deri në fund kauzës për zgjedhje të lira. Nuk tërhiqemi deri në realizimin e kushtit për zgjedhje të lira”, tha Basha.
Please follow and like us: