Rusia ndërhyn sërisht për situatën në Maqedoni
Rusia bëri thirrje që të ndalohet ndërhyrja e huaj në punët e Maqedonisë, tha ambasadori rus në OSBE, Alexander Lukashevic.
Diplomati rus tha se pavarësisht vullnetit të popullit maqedonas, disa forca janë duke u përpjekur, duke përdorur pakicën shqiptare, në qeverinë e Shkupit të sjellin politikanët që humbën zgjedhjet.
Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OSBE tha se shkaku i tensioneve ndëretnike në Maqedoni është shumë e rrezikshme jo vetëm për vendin, por të gjithë rajonin.
Please follow and like us: