Albspirit

Media/News/Publishing

Rusia mohon përfshirjen në sulmin ndaj Yahoo

Rusia thotë se nuk ka qenë e përfshirë në pirateri kibernetike, një ditë pasi Departamenti i Drejtësisë njoftoi akt-padi ndaj dy shtetasve rusë të akuzuar për spiunazh dhe dy personave të tjerë që dyshohen për vjedhje të të dhënave personale të miliona vetëve në 2014, kur u sulmua kompania “Yahoo”. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, tha sot për gazetarët se asnjë institucion i qeverisë ruse nuk është përfshirë në sulmin kibernetik. Zëvendësprokurorja e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara. Mary McCord, tha se katër akt-paditë përfshijnë zyrtarë të Shërbimit Federal të Sigurisë, Agjencisë ruse të Sigurimit të Shtetit, si dhe dy hakerë që ndihmuan për të realizuar piraterinë kibernetike.

Please follow and like us: