Albspirit

Media/News/Publishing

Skandali në Korenë e Jugut, Danimarka do të ekstradojë të bijën e Choi Soon-sil

Zyra e prokurorisë e Danimarkës njoftoi të premten se do të ekstradojë në Korenë e Jugut të bijën e Choi Soon-sil-it, e dyshuara kyçe në skandalin e ndërhyrjes qeveritare.

Deklarata, thekson se Danimarka ka shqyrtuar me hollësi materialet e kësaj çështjeje, duke konfirmuar se ekstradimi përputhet me ligjin danez.

E bija e Choi Soon-sil-it, Chung Yoo-ra ka të drejtë ta apelojë vendimin brenda tre ditëve në gjykatë, shkruan cRI. Mediat vendore njoftojnë se avokati i Chung-ut do ta apelojë vendimin.

Chung-u, 20 vjeçare, dyshohet se ka hyrë në universitetin e famshëm korenojugor duke shfrytëzuar marrëdhëniet e ngushta të nënës së saj me ish-presidenten koreanojugore Park Gen-hye, duke pasur përkrahje të posaçme nga shkolla.

Chung u ndalua më 1 janar në Aalborg të Danimarkës me akuzën e qëndrimit të paligjshëm. Më pas, Koreja e Jugut i kërkoi Danimarkës për ekstradimin e saj.

Please follow and like us: