Albspirit

Media/News/Publishing

A mund një president të urdhërojë përgjimin e telefonave? Përgjigjet drejtori i FBI-së

Në muajt e fundit, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë akuzat në Twitter drejtuar paraardhësit të tij, Barak Obama, duke pohuar se ai kishte urdhëruar që të përgjoheshin telefonat në “Trump Tower” në Nju Jork, zyrat qendrore të fushatës zgjedhore të Trumpit gjatë zgjedhjeve presidenciale.

Ndërkohë, sot, drejtori i FBI-së, James Comey, është pyetur në Kongres nëse një president mund të urdhërojë përgjimin e telefonave, transmeton Express.

“A mund Obama të urdhërojë përgjimin e telefonave?” u pyet drejtori i FBI-së.

“Asnjë president nuk mundet”, u përgjigj Comey, duke iu referuar procesit legal që kërkohet për të autorizuar përgjimin e telefonave.

Por, ai refuzoi të përgjigjej në pyetjen nëse FBI-së i ishte kërkuar ndonjëherë që t’i përgjonte telefonat e Trump.

Please follow and like us: