Gabimi New York Times në faqe të parë që zgjati 100 vjet
Ky mund të jetë një nga gabimet më jetë gjatë përsa i përket botës së medias së shkruar. E ktu nuk flasim për pak, por për emra si gazeta prestigjioze amerikane “New York Times”, e cila me sa duket ka publikuar një gabim të madh në faqen e parë, çdo ditë për më shumë se një shekull, para se gabimi të vihej re dhe të rregullohej më në fund.
Ky gabim u vu në dukje nga kryeredaktorja e revistës “The Atlantic” Rebecca Rosen, përgjat një raporti të gazetës New York Times, ku numri periodik i saj ishte krejtësisht i parregullt, ekzaktësisht 500 numra përpara, e cila ka qëndruar e pandryshuar për të qenë të saktë nga data 7 shkurt 1898 dhe deri më 1 janar të vitit 2000.
Është e paqartë se çfarë ka ndodhur gjatë korrigjimit të New York Times, i bërë natën e ndërrimit të viteve në vitin 2000. Gabimi ka të ngjarë të jetë një përllogaritje e gabuar nga ana e stafit të gazetës, të cilët kanë qënë të pakujdesshëm gjatë ndryshimit.
Mendohet se më datë 6 shkurt 1898, dikush që ka qënë duke përgatitur faqen e parë të ditës së nesërme për numrin e ri të gazetës, u përpoq të shtonte me 1 numrin në këndin e sipërm në krahë të majtë të ballinës dhe nga 14.499 e ka konvertuar gabimisht në 15,000. Me sa duket askush nuk e ka vënë re gabimin, pasi ndryshimi prej 500 numrash botime ka vazhduar deri në numrin 51753.
Sot gazeta e kthen prapa orën për të korrigjuar renditjen e gazetës, pra në 51.254 numra të botuar nga Times.
Pra artikulli i datës 14 mars të vitit 1995, i cili ka kremtuar celebrimin e nr 50.000 të gazetës, në fakt ishte 500 ditë e parakohshme, numër i cili duhej shfaqur e festuar më 26 korrik të vitit 1996.