Harrohet Komisioni Hetimor për Çamërinë, Idrizi vote pro ministrave
Katër deputetët e PDIU, Shpëtim Idrizi, Tahir Muhedini, Aqif Rakipi dhe Omer Mamo morën pjesë në votimin e ministrave të rinj sot në kuvend. Ato iu bashkuan mazhorancës në momentet e fundit, duke i dhënë fund bojkotit të votimit që kishin nisur në fund të janarit. Shkak për bojkotin e PDIU në votimet e kuvendit u bë komisioni hetimor për çështjen çame. PS dhe LSI e bllokuan komisionin hetimor që synonte hartimin e një dosje të plotë të gjithë asaj çfarë ndodhi përpara dhe pas dëbimit të çamëve nga Greqia dhe rolin e Shqipërisë në atë kohë. Por rezistenca e Idrizit ndaj ofertave të Ramës, nuk zgjati më shumë se një muaj. Mbetet për t’u parë çfarë drejtorie i premtoi Rama kësaj radhe, për ta kthyer PDIU në kuvend. Në votim nuk mori pjesë deputetja Mesila Doda.