Vuçiç shkon në Moskë, takohet me Putin para zgjedhjeve presidenciale
Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç gjatë ditëve të ardhshme do të shkojë në Moskë për t’u takuar me presidentin e Rusisë Vladimir Putinin.
Sipas gazetës serbe “Blic” , Vuçiç dhe Putini do të bisedojnë për bashkëpunimin ushtarak.
Kryeministri serb do ta falënderojë atë për përkrahjen e Rusisë ndaj sovranitetit territorial dhe integritetin shtetëror në skenën ndërkombëtare.
Mediet serbe përkujtojnë se ky do të jetë takimi i dhjetë Vuçiç – Putin.
Please follow and like us: