‘Statusi i gjyqtarëve’, Ambasadorja e Holandës: Jam habitur me vendimin e Kushtetueses
Ambasadorja e Holandës, Van De Weerd ka komentuar nga Berati vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi kërkesën e Shoqatës dhe Unionit të Gjyqtarëve për pezullimin e ligjit për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit.
Gjatë një aktiviteti ku ishte e ftuar, Van De Weerd tha se është e habitur me vendimin e Kushtetueses dhe faktit që po apelohet ky ligj. Ndër të tjera, ambasadorja u shpreh se duhet të luftohet korrupsioni në drejtësi si dhe të zbatohen kriteret për anëtarësimin e vendit në BE.
Kujtojmë se Shoqata dhe Unioni i Gjyqtarëve i kërkoi Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin dhe shpalljen e ligjit anti-kushtetues, ndërsa rendisin edhe faktet që sipas tyre ligji shkel Kushtetutën.
“Cënohet parimi i sigurisë juridike lidhur me ndërprerjen e mandateve të kryetarit të Gjykatës së Lartë, por edhe rretheve, por Kushtetuta se lejon, në ligj ndërpritet, kjo cenon të drejtën e karrierës për gjyqtarët”- shprehet Unioni i Gjyqtarëve. Gjithashtu ky union deklaron se ligji i miratuar shkel edhe standardet e përcaktuara në opinionin final të Venecias.