Albspirit

Media/News/Publishing

A u urdhërua vrasja e Kennedyt nga drejtori i CIA-s?

Ish- drejtori i CIA-s, Allen Dulles, kishte urdhëruar vrasjen e JFK-së meqë ai ishte kërcënim për sigurinë kombëtare, thuhet në një libër të ri. Gazetari David Talbot insiston se kreu i “agjencisë më të fuqishme” gjatë Luftës së Ftohtë donte largimin e presidentit “për të mirën e vendit”. Kjo është vetëm njëra nga akuzat të cilat ai i bën kundër Dulles, i cili ishte në detyrë kur CIA rrëzoi qeverinë, invadoi Kubën dhe ishte përzier në vrasje politike, transmeton gazeta Kosova Sot Online

Në librin me titull “The Devil’s Chessboard: Allen Dulles, the CIA, and the Rise of America’s Secret Government”, Talbot deklaron se Dulles dhe vëllai i tij, John Foster Dulles, sekretari i Shtetit në administratën e presidentit Dwight Eisenhower, kishin ndihmuar në rrezikimin e demokracisë amerikane. Themeluesi dhe kryeredaktori i sajtit “salon.com” po ashtu thotë se Dulles ‘nënvlerësonte dhe tradhtoi çdo president të cilit i kishte shërbyer’, duke sugjeruar në mënyrë sensacionale se ai mund të jetë i përfshirë në vrasjen e njërit prej tyre.

Image

Eksperimentet e kontrollit të mendjes

Talbot po ashtu thotë se Dulles ishte përpjekur që të arrinte marrëveshje me Gjermaninë naziste gjatë ditëve të fundit të Luftës së Dytë Botërore, me të cilën marrëveshje Hitleri do të binte, por do të shpëtonte një pjesë e Rajhut të Tretë.

Dulles, thotë ai, po ashtu kishte mbikëqyrur një program të CIA-s, i cili kishte bërë eksperimente tepër të rrezikshme në trurin e njeriut. Ai ishte i interesuar në gjetjen e asaj se a mund të përdoret droga LSD për të programuar sabotuesit dhe vrasësit e ngjashëm me zombit.

Talbot shkruan: ‘Uashingtoni gradualisht ishte duke u marrë nga shefat ekzekutivë të bizneseve, nga avokatët e ‘Wall Street’-it dhe nga bankierët investues.

Gjatë administratës së Eisenhower-it, vëllezërit Dulles kishin marrë licencë të plotë për ta ushtruar fuqinë e tyre në zonën globale. Në emër të mbrojtjes së botës së lirë nga tirania komuniste, ata do ta impononin një sundim amerikan të botës, të forcuar nga terrori bërthamor dhe brutaliteti intrigues.

“Vëllezërit Dulles do të tregoheshin tepër të zotë në eksploatimin e gjendjes anksioze të syçeltësisë permanente, e cila shoqëronte Luftën e Ftohtë”. Ai shton se rrëfimi rreth Allen Dulles do të vazhdojë që ta përndjekë vendin. Shumë nga praktikat të cilat shoqërohen me periudhat e kërkimit të shpirtit amerikan, e kanë origjinën nga sundimi formativ i Dulles në CIA,  transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Eksperimentet e kontrollit të mendjes, torturat, vrasjet politike, interpretimet e jashtëzakonshme, mbikëqyrjet masive të qytetarëve amerikanë dhe të aleatëve të huaj – që të gjitha këto ishin mjete të përdorura gjerësisht gjatë sundimit të Dulles.

Image

Dulles u caktua në Komisionin Warren

Por, dështimi i operacionit “Bay of Pigs” për rrëzimin e regjimit në Kubë, si dhe regjimet e korruptuara dhe brutale të mbështetura nga CIA, ndikuan në rënien e popullaritetit të tij. Gjatë periudhës së Kennedy-t ai ishte shkarkuar dhe ishte zëvendësuar nga John McCone. Por, Dulles më vonë u caktua në Komisionin Warren, i cili hetoi vrasjen e presidentit.

Image

Dulles duhej të kthehej në postin e tij në CIA dy vjet pasi  ishte shkarkuar, gjatë së cilës periudhë, sipas librit të ri, ai kishte organizuar komplotin e vrasjes. Por, Talbot insiston se ekzistonte një konsensus i gjerë në Agjenci, se, “për të mirën e vendit” presidenti Kennedy duhej të eliminohej. Dhe, Dulles ishte njeriu i vetëm me forcën, lidhjet dhe vullnetin vendimtar për ta bërë një punë kaq të madhe”. Edhe pse autori i librit kritikon konkludimin e Komisionit Warren, i cili thoshte se, prapa vrasjes së presidentit, qëndronte vetëm një njeri, ai nuk ofron ndonjë alternativë tjetër të besueshme. Shkrimi i javës se kaluar thoshte se McCone kishte fshehur informatat rreth vrasjes së presidentit. Por, shumë njerëz as sot e kësaj dite nuk besojnë se Harvey Oswald kishte vepruar kokë më vete dhe besojnë se ai ishte pjesë e një konspiracioni më të madh. Derisa raportet e CIA-s, nga të cilat është hequr shifra ‘sekrete’ nuk ngrehin pyetje rreth gjetjeve të Komisionit Warren, ato pranojnë dështimin e CIA-s që të veprojë në pajtim me gjetjet e këtij komisioni.

Please follow and like us: