Albspirit

Media/News/Publishing

Pika më e thellë në tokë

Ekzistojnë shumë vende misterioze dhe të pastudiuara në tokë. Njëra ndër to është edhe brazda, apo kanali Mariana, që është në fakt pika më e thellë në koren e tokës dhe gjendet në kilometrin e 11-të nën sipërfaqen e ujit në Oqeanin e qetë. Këtë vend e kanë eksploruar shumë pak njerëz. Regjisori i filmave “Titanic” dhe “Avatar”. James Cameron, është aventuristi i fundit që është lëshuar në thellësitë, ku shtypja është për 1000 herë më e madhe sesa në sipërfaqe, duke incizuar dhe duke qëndruar atje për më shumë se tri orë. Përkundër asaj se ka pasur në të kaluarën edhe entuziast të tjerë të tillë, ky vend mbetet i paeksploruar dhe mister. James Cameron kishte shpresuar që, në ato thellësi, të shihte ndonjë krijesë apo dukuri interesante, që do ta frymëzonte për ta bërë ndonjë film të ri, e tëra që kishte parë ai kishte qenë një rrafshirë dhe një paqe absolute.

Please follow and like us: