Bota nuk i ndahet Stalinit, tani kemi një të ri
Sapo e sheh, mustaqet dhe modeli i flokëve të kujtojnë Stalinin. Hossein Yazdanpanah, është kryetar i Partisë Kurde për Liri (një parti disidente iraniane) dhe ka një ngjashmëri të habitshme me diktatorin sovjetik. Por paralelet mes të dyve nuk ndalen thjesht te pamja e jashtme. Ai ka edhe sjellje dhe gjeste që ngjajnë me Stalinin, madje edhe mban një uniformë ushtarake të ngjashme dhe lejon të publikohen vetëm fotot në të cilat e mban veshur. Yazdanpanah u ka mbijetuar shumë atentateve nga agjentët iranianë. Ai është bërë personazh në rrjetet sociale ruse ditët e fundit. Madje, disa prej përdoruesve të këtyre rrjeteve shkruajnë se fotot e Yazdanpanah mund të jenë modifikuar me “Photoshop”. Por ekspertët thonë se fotot e tij nuk janë prekur. Vetë Yazdanpanah, mesa duket në mënyrë të qëllimshme, ka adoptuar sjelljet dhe gjestet e Stalinit dhe kjo është e dukshme në daljet e tij televizive, raporton Shekulli. Shumë thonë se lideri kurd aspiron pushtetin dhe madhështinë e Stalinit, ishdrejtues i Bashkimit Sovjetik deri në vitin 1953, kur u nda nga jeta.