Dashuria në shikim të parë…
Kujtesa jonë vazhdimisht e përpunon të kaluarën tonë, e cila më vonë i plotëson përvojat e reja, por edhe njohjet e reja. Me fjalë të tjera dashuria në shikim të parë është fryt i imagjinatës njerëzore.
“Kur kujtoheni në njohjen e parë me partnerin tuaj, më së pari e kujtoni dashurinë dhe euforinë që keni ndjerë për të. Më së pari riprodhoni ndjenjat tuaja të takimit të parë“, thotë dr. Brixh.
Sipas fjalëve të saj, kujtesa jonë i atribuon informata të reja kujtimeve të vjetra. Me fjalë të tjera ajo vazhdimisht e mbindërton të shkuarën tonë dhe e plotëson me përvoja të reja. Këtë e bëjmë pavetëdijshëm dhe kemi nevojë për këtë që të gjendemi më mirë në rrethanat e reja.
“Kujtesa jonë nuk është si videokamerë. Ajo riprodhon ngjarje si të krijojë ngjarje që mund të futen në botën tuaj momentale. Theksi qëndron mbi të tashmen tuaj” – thotë mjekja.
Ajo sqaron se si kujtesa jonë është e ndërtuar asisoj që të mund të ndryshojë dhe të përshtatet: “Edhe kjo është e dobishme, pasi na ndihmon që të marrim vendime të mira, të përshtatshme për të sotmen tonë.”
Pra sipas kësaj, dashuria në shikim të parë prapë se prapë nuk ekziston.