Videoklipet që kanë marrë mbi një miliard shikime
Vetëm dy videoklipe kanë marrë mbi një miliard shikime. “Gangnam Style” i PSY-së dhe “Baby” i Justin Bieber-it.
Mirëpo, javën e kaluar, listës së videoklipeve që kanë tubuar mbi 1 miliard klikime në platformën më të madhe të videove, Youtube, i është shtuar edhe kënga “Lean On” e Major Lazer-it.
Në vijim, Koha.net ju sjell listën e 14 videoklipeve që kanë marrë mbi një miliard shikime në Youtube:
1. PSY – “Gangnam Style” – 2.5 miliardë shikime
2. Taylor Swift – “Blank Space” – 1.4 miliard shikime
3. Wiz Khalifa ft. Charlie Puth – “See You Again” – 1.34 miliard shikime
4. Mark Ronson ft. Bruno Mars – “Uptown Funk” – 1.28 miliard shikime
5. Justin Bieber ft. Ludacris – “Baby” – 1.27 miliard shikime
6. Taylor Swift – “Shake It Off” – 1.26 miliard shikime
7. Katy Perry ft. Juicy J – “Dark Horse” – 1.24 miliard shikime
8. Enrique Iglesias ft. Descemer Bueno and Gente de Zona – “Bailando” – 1.23 miliard shikime
9. Katy Perry – “Roar” – 1.217 miliard shikime
10. Meghan Trainor – “All About That Bass” – 1.2 miliard shikime
11. OneRepublic – “Counting Stars” – 1.1 miliard shikime
12. Sia – “Chandelier” – 1.07 billion
13. Major Lazer & DJ SNAKE ft. MØ – “Lean On” – 1.018 miliard shikime
14. LMFAO ft. Lauren Bennett and GoonRock – “Party Rock Anthem” – 1.010 miliard shikime
Tre videoklipe, të cilat janë lansuar vitin e kaluar, kanë marrë mbi 900 milionë shikime deri më tani, ato janë: “Sugar” e Maroon 5 (983 milionë shikime), “Hello” e Adeles (949 milionë shikime) dhe “Love Me Like You Do” e Ellie Goulding (909 milionë shikime).
Ndërsa, videoklipit “Love the Way You Lie”, bashkëpunim i Eminem-it dhe Rihannas, i cili është hit i vitit 2010, i duhen vetëm edhe tre milionë shikime për të arritur në shifrën një miliard.