Albspirit

Media/News/Publishing

Zaevi: Mos dhashtë Zoti të filloj konflikt ndëretnik!

Kryetari i LSDM-së është i ftuar në edicionin informativ të Kanal5 ku është pyetur se pse nuk pranon ofertën e Nikolla Gruevskit për të hedhur posht Platformën Shqiptare dhe të formoj qeveri të pakicës.

Kryetari i LSDM-së ka thënë se në qeveri patjetër të përfshihen edhe shqiptarët, përndryshe ndodh federalizimi i shtetit. Ai ka thënë se Nikolla Gruevski po mashtron qytetarët edhe ka nxjerë në rrugë, duke nxitur konflikte ndëretnike dhe intraetnike. Megjithatë qeveria do të krijohet dhe do funksionoj në të mirë të qytetarëve. Mos dhasht zoti që të krijohet ndonje konflikt ndëretnik ose intraetnik, pastaj nuk na duhet as qeveria as shteti, mjaft pak jemi edhe më tepër të ndahemi?” ka thënë Zaev.

Ai ka thënë se kriza politike duhet patjetër të zgjidhet në mënyrë institucionale dhe jo në rrugë. Pasi do humb durimi dhe qytetarët tjerë do reagojnë kundër huliganëve të Gruevskit.

Please follow and like us: