Albspirit

Media/News/Publishing

Andis Harasani: Turpet tona mediatike!

Top Channel transmetoi në edicionin e darkës se Presidenti i SHBA Donald Trump nuk mbështet protestën e opozitës.

Televizioni më i madh kombëtar i referohej prononcimit të një zëdhënësi të ambasadës së SHBA në Tiranë, duke folur në emër të presidentit amerikan. Ky lajm u përhap me shpejtësi në të gjitha mediat pranë qeverisë, dhe jo vetëm.

Ish-deputeti i PS Andis Harasani, pasi ka parë këtë lajm ka ironizuar përmes një statusi në Facebook. Ai shkruan që para se Donald Trump të japë mendimin për protestën e opozitës, ka urdhëruar fillimisht të gjendet ora e ish-Presidentit George Bush kur ky i fundit vizitoi Shqipërinë në vitin 2007.

 “Degjova kete lajmin qe Trump nuk mbeshtet protesten e PD. Eshte shume i vertete. Trump ka kerkuar te gjehen hajdutet e ores se Bushit pastaj do jape qendrimin e tij”, shkruan në Facebook Andis Harasani.

Kujtojmë se gjatë vizitës së Bush, ka qenë pikërisht Top-Channel që raportoi se ish-Presidentit amerikan i vodhën orën e dorës gjatë takimit me qytetarë. Këtë lajm, Bush e përgënjeshtroi duke thënë se e kishte hequr vet.

Harasani ngre dyshimin se njësoj si me lajmin e orës së Bush, edhe për fjalët e Presidentit Trump mund të jetë një gënjeshtër e Top-Channel.

Image

Please follow and like us: