Albspirit

Media/News/Publishing

Namik Delvina, atdhetar, publicist dhe shkrimtar

 

Namik Delvina (1870-1933) ishte atdhetar, publicist e shkrimtar. Nismëtar në vitin 1908 për hapjen e klubit “Bashkimi” në Delvinë, ku mësoi shkrimin e shqipes dhe më 1910 për krijimin e çetës së Delvinës.

Bashkëpunoi me Ismail Qemalin, Çerçiz Topullin, Mihal Gramenon dhe Themistokli Gërmenjin. Drejtoi gazetat “Rilindja shqiptare” (1929, Sarandë) dhe “Rilindja e Arbërisë” (1930, Tiranë).

Ishte ndër nismëtarët autorë të gjinisë së dramës. Botoi dramën “Dashuria e mëmëdheut” (1909), në të cilën shtrohej çështja e shkrimit dhe përhapjes së gjuhës shqipe.

Please follow and like us: