Albspirit

Media/News/Publishing

Moska shpërfill ndërkombëtarët për lirimin e protestuesve

Moska i injoron kërkesat ndërkombëtare, përfshirë edhe atë të Këshillit të Evropës, në të cilin Rusia është një anëtar, për të liruar protestuesit, mes të cilëve edhe liderin opozitar Alexei Navalny, të arrestuar gjatë një manifestimi të paautorizuar ktë fundjavë.

“Detyrimet e Këshillit të Evropës nuk kërkojnë që të thyejmë ligjet tona”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov për agjencinë zyrtare të lajmeve TASS.

“Megjithatë, qeveria ruse do t’i marrë në konsideratë kërkesat e protestuesve në këtë manifestim të paautorizuar”, tha ai.

Përkrahësit e Navalny organizuan një seri manifestimesh në rreth 100 qytete në gjithë vendin ditën e dielë për të protestuar kundër korrupsionit që sipas tyre është shtrirë në gjithë qeverinë.

Policia njoftoi se më shumë se 600 persona u arrestuan gjatë protestës në qendër të Moskës.

Please follow and like us: