Albspirit

Media/News/Publishing

Berlini paralajmëron Londrën: Nuk ka të drejta pa detyrime

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble paralajmëroi Britaninë e Madhe duke thënë se kjo e fundit nuk mund të priste të drejta pa detyrime, pasi vendi ishullor njoftoi zyrtarisht largimin nga Bashkimi Evropian.

“Ne duam t’i kemi pranë britanikët, por, të drejta pa detyrime nuk ka”, deklaroi Schaeuble për gazetën ”Neue Osnabrueker Zeitung”.

“Do të jetë një proces studimor, sidomos për britanikët. Ata kanë qendrën e tyre gjigante financiare në Londër, por ata nuk mund të ruajnë të drejtën e tyre të zakonshme ndaj tregut të BE-së, nëse nuk pranojnë rregullat e unionit tonë”, theksoi ai.

Schaeuble u kërkoi gjithashtu 27 vendeve anëtare të BE-së që të mbeteshin të bashkuar duke paralajmëruar përpjekjet që shtete të ndryshme anëtare do të bëjnë kundër interesave të njëri-tjetrit.

”Kjo i aplikua edhe ndaj Gjermanisë, me kompanitë e prodhimit të makinave dhe eksportuesve. Por, ne nuk duhet të lejojmë të përçahemi, duhet të mbetemi të bashkuar në bisedimet tona me qeverinë në Londër”, shtoi ai.

Britania e Madhe, që qershorin e kaluar votoi në një referendum për t’u larguar nga BE-ja, zyrtarizoi këtë qëndrim në datën 29 mars.

”Divorci” përfundimtar është rënë dakord të ndodhë në mars të 2019-ës.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk do të përpilojë një projekt-ide mbi zhvillimin e negociatave të ndarjes.

Please follow and like us: