Manjani: Kërkohet një përgjigje për koalicionin, por a do ketë zgjedhje?
Gjatë ditë së sotme, drejtuesit e LSI-së u janë shmangur komenteve direkte për koalicionin me Partinë Socialiste. Por një përgjigje të prerë dhe të qartë e ka dhënë ish-ministri i Drejtësisë dhe anëtari i Kryesisë së LSI, Ylli Manjani. Ai thotë se në fillim duhet të zgjidhet çështja e zgjedhjeve, pastaj koalicioni me PS. “Kërkohet një përgjigje për koalicionin. Por a do ketë zgjedhje? Se duket se kemi ngelë për vjeshtë! Në fillim zgjedhjet pastaj shohim…”,- shkruan Manjani në Twitter.
Please follow and like us: