Albspirit

Media/News/Publishing

Ivanov: Platforma shqiptare rrënon shtetin

Takimi i Presidentit maqedonas Gjorge Ivanov me Kreun e Këshillit Europian Donald Tusk, duket se nuk i ka dhënë frytet e pritshme, pasi Ivanov e ka ashpërsuar edhe më shumë retorikën kundër Platformës shqiptare, për të cilën tha se rrënon shtetin.

Këto komente Ivanov i bëri menjëherë pas takimit me Tusk.

Kreu i KE-së, Donald Tusk, sikurse edhe zyrtarë të tjerë të lartë të unionit, pret një vendim të arsyeshëm nga presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov, për daljen nga kriza politike.

“Kjo krizë e vazhdueshme politike bllokon vendin tuaj në rrugën drejt eurointegrimit. Ju ngelet juve të gjeni një zgjidhje, që do të jetë e bazuar në parimet demokratike, te mirësjellja, por që të jetë edhe e arsyeshme”, është shprehur Tusk në lidhje me krizën politike.

Ndërsa Ivanov duket se nuk ndërron qëndrim për mandatimin e Zoran Zaevit për formimin e qeverisë.

“Me Tusk biseduam për situatën e tanishme politike në Maqedoni. E kam njohur për obligimet kushtetuese e mia si kryetar dhe me praktikën që nga viti 1992 për mënyrën e dhënies së mandatit. Qëndrimi im është i qartë se qëndrimi im mbetet i pandryshuar dhe se pengsa juridike dhe politike duhet të hiqet, qeveria duhet të mos kundërshtohet nga askush dhe se vendimi im është parandalues. Një qeveri e shantazhuar është një qeveri jo stabile. BE-ja është garantuese e dy marrëveshjeve, ajo e Ohrit dhe e Përzhinos. Imperativ i liderëve partiak është zbatimi i reformave urgjente, reformat evropiane dhe jo zbatimi i platformave që rrezikojnë shtetin, rrezikohet sovraniteti i shtetit, shantazhohet përbërja e qeverisë së re, shkelen marrëdhëniet e mira ndërshtetërore, manipulohen qytetarët me çështje jashtë marrëveshjes së Ohrit dhe kërkohet ndryshim i Kushtetutës, nxiten përplasje ndëretnike”, deklaroi Ivanov.

Please follow and like us: