NATO: Dënojmë dhunën në Shkup, zgjedhja e kryeparlamentarit hap pozitiv
Ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas gjendjes së krijuar në Maqedoni. Ai ka thënë se zgjedhja e kryetarit të Parlamentit është hap pozitiv dhe se duhet të respektohet procesi demokratik.
Ai ka thënë se dhuna nuk ka vend në asnjë Parlament.
“E dënoj fuqishëm dhunën ndaj deputetëve të Parlamentit në Shkup. Dhuna nuk ka vend në asnjë Parlament. I bëj thirrje të gjithë aktorëve politikë që të tregojnë qetësi, përmbajtje dhe respekt për procesin demokratik. Dialogu politik është rruga e vetme e arsyeshme dhe e përshtatshme përpara dhe në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve në vend. Shumica e deputetëtve të Parlamentit e kanë zgjedhur Kryetarin e ri të Parlamentit. Kjo është një hap pozitiv për ta zgjidhur bllokadën politike. Procesi demokratik duhet të respektohet.
Autoritetet kanë detyrim solemn që ta sigurojnë sundimin e ligjit dhe të krijojnë siguri për Parlamentit dhe deputetët gjatë gjithë kohës. Aktet e dhunës si këto që i pamë dje nuk duhet të lejohen të ndodhin”, ka thënë ai.