Albspirit

Media/News/Publishing

Forcat speciale nuk iu bindën, dorëhiqet Ministri i Brendshëm i Maqedonisë

Mbështetësit e dhunshëm të Nikolla Gruevskit patën mbështetjen e forcave të policisë gjatë mësymjes në parlament. Ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Agim Nuhiu dha dorëheqjen, pasi rrëfeu se shefi i shtabit që u ngrit për ruajtjen e parlamentit, ndërpreu komunikimin me të gjatë incidentit.

Në një letër që u shpënrnda për mediat, Nuhiu shkruan se drejtuesi i forcave policore në parlament ishte Mitko Çavkov.

“Mbrëmë nga momenti i eskalimit të situatës dhe deri në ora 22:00 udhëheqësi i shtabit operativ Mitko Çavkov nuk ishte i kapshëm për mua edhe pse e kërkova edhe përmes telefonit, por edhe në shtabin operativ.

Dua të potencoj se për fat të keq shihet qartë se në strukturat e MPB-së ndikimi politik ka rol të madh që është për çdo denim”

Nuhiu i bën thirrje prokurorisë të zbardhë sa më shpejt ngjarjen, ndërsa ka dënuar vendimin e protestuesve që nuk lejuan mjekët të japin ndihmën e parë për të plagosurit.

Apelojmë deri tek Prokuroria Publike që në mënyrë aktive të kyçet dhe në afta sa më të shpejtë t’i zbardhim këto ngjarje.

Dua të potencoj se jam i dëshpëruar se një pjesë e protestantëve nuk i lejuan ndihmën e parë që të hyj në kuvend dhe t’ju ofroj ndihmë të lënduarve, kjo është jo-njerzore.

Ndjej përgjegjësi morale, për këtë periudhë katër mujore aq sa jam në krye të MPB-së nuk arrita ta mënjanoj politikën nga struktura udhëheqëse në MPB. Për këtë arsye do të kërkoj tërheqjen time nga posti i ministrit të Brendshëm.

Please follow and like us: