Zaev: Dje tentuan të na eliminonin fizikisht
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev tha se kanë bërë një hap të madh drejtë demokracisë dhe në periudhën e ardhshme do të pasojë formimi i Qeverisë së re të cilën e presin të gjithë përfshirë BE
Ai tha se nuk duhet të biem pre e provokimeve që kanë për qëllim ndarjen e Maqedonisë.
“Ju bëj thirrje të qëndroni të qetë. Në rrugën e drejt jemi. Në zgjedhje shumica jemi përcaktuar për zgjedhje. Është bërë hapi i parë, është e rëndë për shkak se kemi punë me njerëz të pamatur, por jemi bashkë të gjithë, qytetarët BE, SHBA, NATO, të gjithë, tek ne e shohim motorin e stabilitetit e vendit dhe rajonit”,
Ai tha se ajo dje ishte tentim për vrasje me plan dhe e menduar mirë.
“Sjellja e tyre, mënyra direkte ku janë individët që ka qenë fokusi i tyre. Kjo dje ishte tentim për vrasje”, tha Zaev, raporton SHENJA.
Zaev tha se nuk do të shkoj në takim me Ivanovin.
“As që mendojmë. Ivanov thash është një nga fajtorët që ka ndodhur dje aj. Ai është pjesë e krizës dhe jo pjesë e zgjidhjes së saj. Thamë që do të ketë kryetar të ri të Kuvendit, ka, do të ketë edhe Qeveri të re”, tha Zaev.