Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulohet e kaluara e kreut të PS që iu dogj makina; për çfarë u arrestua më 2010

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi kryetarin e PS-së së Koshlit në Lezhë, Andi Marku, të cilit iu dogj makina mëngjesin e sotëm. Ngjarja ndodhur pranë Prefekturës së Lezhës, ku nuk dihen ende shkaqet.

Emri i Markut nuk është i panjohur për policinë, pavarësisht se ai ka qenë dhe shef komisariatesh në disa qarqe të vendit. Ai është arrestuar më 1 qershor të vitit 2010, gjate kohës që ai drejtonte komunën e Kolshit, nën akuzën e “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendore”, shkruan BË.

Ish-kryekomunari i Kolshit u arrestua për llogari të sektorit të Anti-krimit Ekonomik në këtë drejtori, pasi dyshohej për disa abuzime në kryerjen e detyrës, për të cilat ka qenë i penalizuar më parë nga strukturat shtetërore në lidhje me deklarimin e pasurisë.

Marku i kishte marrë një shtetasi, banor i komunës Kolsh, një shumë prej 1 milion lekë në këmbim të dhënies së një leje ndërtimi të rrethimit të pronës së tij. Sakaq, vet Marku, lidhur me ngjarjen e sotme ka folur për ‘Neës24’, ndërsa ka përjashtuar mundësinë se mund të kishim të bënim me zjarrvënie të qëllimshme, duke shtuar se makina që ai kishte në përdorim dhe jo në pronësi kishte shfaqur probleme teknike pak ditë më parë.

Ndërkohë, pritet që policia të japë versionin e saj zyrtar lidhur me ngjarjen në fjalë, nga e cila fatmirësisht pati veç dëme materiale.

Please follow and like us: