Albspirit

Media/News/Publishing

Macron, modeli frymëzues për alternativat e reja në Shqipëri

Image result for albspirit

 

Çerçiz Loloçi

Fitorja e konsiderueshme e Emanuel Macron në Francë është një shpresë edhe për alternativat e reja politike në Shqipëri, Ballkan dhe më gjerë. Frika e madhe jo vetëm e francezëve, por edhe e partnerëve të tyre europianë për shkak të rritjes së papritur të populistëve të Lë Pen, mori një rrjedhë tjetër të dielën e 7 Majit duke siguruar një fitore spektakolare të një alternative të re, proeuropiane, proglobaliste dhe të udhëhequr prej një teknicieni të aftë si Emanuel Macron.
39 vjeç, ai ka fituar zgjedhjet presidenciale të Francës, duke mundur qendrën e majtë, qendrën e djathtë dhe të djathtën ekstreme.
Parti tradicionale franceze, me kontribute të ndjeshme jo vetëm për popullin e tyre por edhe në shkallë planetare, befas u gjetën në minorancë duke i hapur rrugë një mentaliteti dhe modeli të ri.
Lë Pen u shfry si flluskë sapuni, emigrantët e shumtë u ndjenë të lehtësuar, bota perëndimore mori frymë lirisht duke rrëzuar kështu të gjitha pandehmat ogurzeza, mes të cilave tronditjen e BE, rritjen e ndikimit rus, etj.
Pavarësisht se është vështirë të pohohet nëse do të zhvillohen apo jo zgjedhje parlamentare në Shqipëri brenda afatit kushtetues (ka ende një paqartësi për regjistrimin e disa partive në 29 prill dhe për këtë ia vlen të shprehet Kolegji Zgjedhor), fitorja e Macron është një shembull frymëzues për alternativat e reja, një prej të cilave edhe “Sfida për Shqipërinë” që përfaqësohet prej një teknicieni dhe politikani euro-atlantik, që nuk e lidh asgjë as me të kaluarën diktatoriale (për shkak të moshës) dhe as me të sotmen problematike dhe korruptive.
Shqipëria është ndër të paktat vende që nuk e rinovon elitën e vet politike për shkak se partitë politike janë shndërruar në çifliqe të kryetarëve, që bëjnë çfarë duan dhe si të duan vetëm për pasurimin e tyre, ndërsa mijëra vetë lënë vendin ose aplikojnë për lotari amerikane.

Rezultate imazhesh për sfida per shqiperine

Please follow and like us: