Albspirit

Media/News/Publishing

Bie qeveria, Kosova në zgjedhje të parakohshme

Kuvendi i Kosovës ka rrëzuar me 78 vota pro qeverinë e drejtuar nga Isa Mustafa duke shkuar kështu në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh.

Bëhet me dije se data e zgjedhjeve të parakoshme  do të vendoset nga Presidenti Hashim Thaçi.

Seanca në Kuvendin e Kosovës ka qenë e tensionuar, pasi rrëzimin e Qeverisë e ka përkrahur edhe partneri i koalicionit, PDK-ja.

Me rrëzimin e qeverisë  Kosova në një tjetër krizë pasi me rrëzimin e qeverisë bllokohet kalimi i demarkacionit dhe rrjedhimisht liberalizimi i vizave me BE.

Please follow and like us: