Opozita, kërkesë Kolegjit Zgjedhor: Çregjistro listat e deputetëve
Opozita i është drejtuar Kolegjit Zgjedhor me një kërkesë për çregjistrimin e listave shumë emërore të kandidatëve për deputetë.
Partitë e opozitës kundërshtojnë vendimin e KQZ për regjistrimin e listave të kandidatëve pasi janë depozituar në KQZ jashtë afatit ligjor.
Po ashtu opozita e cila nuk është bërë pjesë e këtij procesi zgjedhor, pa u arritur qeveria teknike, i kërkon kolegjit zgjedhor gjykimin e kësaj cështje në themel dhe të vendosë çregjistrimin e listave shumë emërore të kandidatëve për deputetë të partive që kanë depozituar këto lista me datën 29 Prill.
Për opozitën afati final i regjistrimit të listave të kandidatëve është me datën 28 Prill e që sipas saj kjo datë përkon me 50 ditë para datës 18 qershor kur është dekretuar data e zgjedhjeve nga presidenti.